Dyshemetë
për ambiente
te jashtme

Kualiteti mbi te gjitha

Dyshemetë
Antistatike

Kualiteti mbi te gjitha

Dyshemetë
Dekorative

Kualiteti mbi te gjitha

Dyshemetë
Industriale

Kualiteti mbi te gjitha

Dyshemetë
Sportive

Kualiteti mbi te gjitha

Produktet tona ndahen në përgjithësi në 3 grupe:



Rrëshirat me bazë epoksidi (dyshemetë industriale)

Rrëshirat me bazë poliuretani (ballkonet dhe terracat)

Rrëshirat me bazë akryli (dyshemetë sportive)


Dyshemetë me epokside kanë gjetë përdorim mjaft të madh në industri e sidomos në atë ushqimore ku nevojitet higjienë e lartë, mirëmbajtje e lehtë dhe dezinfektim i sigurt si p.sh. mishtore, qumështore, fabrika të lëngjeve, bodrume të pijeve alkoolike, depo mallrash, etj. pasi që janë shumë të qëndrueshme ndaj acideve dhe materieve tjera brejtëse.
Një përdorim shumë të madh epoksidet kanë edhe në shëndetësi (spitale, salla të operacionit, fabrika farmaceutike, laboratore etj.).
Po ashtu ato përdoren edhe në objekte banimi sidomos në kuzhina, korridore, banjë, lokale afariste,etj.

Dyshemetë me epokside përdorim kaq të madh kanë arritur për faktin se: janë tejet higjienike, pastrohen (mirëmbahen) lehtë, janë ekologjike, janë jashtëzakonisht të rezistueshme ndaj acideve dhe lëndëve brejtëse, janë mjaft dekorative, janë të qëndrueshme ndaj peshave të rënda dhe ndaj dridhjeve(vibrimeve), mund të punohen në ngjyra të llojllojshme si dhe kanë një afat të qëndrueshmërisë shumë të gjatë.

Sa i përket ballkoneve dhe terracave (kulmeve të rrafshta) ndërmarrja jonë ofron dysheme me poliuretan i cili është material shumë elastik gjë që e bën këtë material shumë të qëndrueshëm ndaj ndikimeve klimatike. Dhe ajo që është me rëndësi ofron hidroizolim shumë të sigurt dhe njekohesisht është edhe shumë estetik prandaj nuk ka nevojë që të mbulohet me asnjë material tjetër.



Për dyshemetë sportive ne përdorim:



Produktet e lëngëta me bazë akryli dhe poliuretani
Produktet e gomës

Produktet e lëngëta me bazë akryli dhe poliuretani - përdoren për fusha të ndryshme sportive si fusha tenisi, basketbolli, hendbolli etj. Këto dysheme janë elastike dhe ofrojnë kushte ideale për zhvillimin e këtyre sporteve. Ato mund të përdoren si për terrene të brendshme ashtu edhe për ato të jashtme.

Produktet e gomës - janë produkte të cilat përfitohen nga goma e ricikluar dhe ofrojnë një elasticitet të madh dhe zakonisht përdoren si nënshtresa për dyshemetë me produkte akrylike ose poliuretan. Këto produkte përdorimin më të madh e kanë gjetur në dyshemetë e gjimnastikës si dhe në parqet e lojrave për fëmijë.