Dyshemetë
për ambiente
te jashtme

Kualiteti mbi te gjitha

Dyshemetë
Antistatike

Kualiteti mbi te gjitha

Dyshemetë
Dekorative

Kualiteti mbi te gjitha

Dyshemetë
Industriale

Kualiteti mbi te gjitha

Dyshemetë
Sportive

Kualiteti mbi te gjitha

Ndërmarrja jonë ofron më se njëzetë modele të ndryshme sipas destinimit ku secili model mund të punohet në ngjyra të ndryshme sipas vendit dhe shijes së klientin në bazë të RAL kartelës së ngjyrave.



Disa nga modelet janë:


Dyshemete Industriale


Per keto dysheme me se shumti perdoren rreshirat epokside dhe punohet kryesisht me modelin jorreshqites (antislip system). Ky system me se shumti preferohet ne fabrika ushqimore për shkak të prezencës së madhe të yndyrës, po ashtu është i përshtatshëm për garazhe nëntokësore, stacione hekurudhore, aeroporte depo mallrash etj.

Dyshemetë Antistatike (elektropërçuese)


ku materiali i cili përdoret përmban grimca elektroperçuese për përcjelljen e rrymës elektrike nga burimi elektrik deri në rrjetin e tokëzimit. Ky model aplikohet në laboratorë të fizikës, salla operacioni, depo karburantesh, fabrika për mbushjen e bombolave të gasit dhe në përgjithësi në objektet ku ka aparatura elektronike ku elektriciteti statik paraqet rrezik.

Dyshemetë Dekorative


Ndermarrja jone ofron edhe dysheme dekorative të pershtatshme për zyra afariste, shtëpi banimi etj. Keto dysheme mund te punohen ne dizajne te ndryshme, siç psh, dysheme me figura te ndryshme, dysheme me pamje betoni natyral, dysheme me rere kuarci te ngjyrosur, dysheme me pamje mermeri, dysheme me logo dhe mbishkrime etj.

Dyshemetë per ambiente te jashtme


Per keto dysheme perdoren rreshirat nga poliuretani të cilat janë materiale shumë elastike dhe shumë të qëndrueshme ndaj kushteve atmosferike. Poashtu keto dysheme shërbejnë edhe si hidroizolim prandaj edhe përdorimi i tyre kryesisht bëhet në ballkone dhe kulme të rrafshta.

Dyshemetë Sportive


Për këto dysheme perdoren rreshirat akrylike por edhe ato nga poliuretani. Këto dysheme mund të përdoren si për ambiente të brendshme poashtu edhe per ato të jashtme. Materialet të cialt i perdorim për këto dysheme janë materiale të cilat janë të rekomanduara nga federatat dhe institutet sportive.